Karriera në Ballkan

Haradinaj e quan një lloj vjedhje dëbimin e 6 turqve 

Ai tha se nuk i kupton reagimet e presidentit turk ndaj tij, ndërsa theksoi se askush nga jashtë nuk do të marrë vendime për punët e brendshme të Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Haradinaj ka deklaruar se nuk dëshiron të paragjykojë se kush mund të ketë urdhëruar operacionin e arrestimeve dhe dëbimit që, sipas tij, ishte një lloj vjedhjeje e njerëzve nga Kosova.

Ai tha se nuk i kupton reagimet e presidentit turk ndaj tij, ndërsa theksoi se askush nga jashtë nuk do të marrë vendime për punët e brendshme të Kosovës.

Ndërsa në facebook ka shkruar se: “Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë. Këto janë punë të brendshme tonat edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës”.

Ai tutje ka thënë se populli shqiptar është i respektueshëm, mirëpo gjithashtu se çdo kush duhet t’i dijë kufijtë e vet. Haradinaj ka thënë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje në këtë kohë.