Kosova

Haradinaj: Është marre me fal tokë për viza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka përsëritur se nuk pajtohet qe t’i falet tokë Malit të Zi për të fituar liberalizimin e vizave. Haradinaj ka thënë se e kupton shqetësimin e qytetarëve për të lëvizur lirë ë zonën Shengen, por sipas tij t’i falësh tokë një shteti për viza është turp, raporton “RTV 21”.

Këto komente kryeministri i Kosovës bëri gjatë vizitës në komunën e Junikut, përcjell albinfo.ch.

Ai tutje ka shtuar askush nuk mund t’i prishë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj theksoi se rruga e Kosovës është drejt Bashkimit Evropian.