E-Diaspora

Haradinaj flet për rëndësinë e diasporës shqiptare në Slloveni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Sllovenisë.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.

“Duke ditur rolin e rëndësishëm të diasporës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit të Kosovës, Qeveria është kujdesur që të jetë sa më afër kërkesave të bashkatdhetarëve tanë në diasporë, përmes mekanizmave brenda vendit dhe ambasadave të Kosovës në botë”, tha Haradinaj, duke shtuar se diaspora jonë në Slloveni ka qenë urë lidhëse dhe e forcimit të miqësisë me shtetin slloven, përcjell albinfo.ch.

Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë afër tyre përmes lehtësimit të procedurave për investimet nga diaspora, në mënyrë që zhvillimi i afarizmit të tyre të jetë i suksesshëm dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendit.