Kosova

Haradinaj: Jeta për Jonuz Musliun kishte vetëm një kuptim, të drejtën e popullit të tij

“Një atdhetar, intelektual, luftëtar, një njeri që jeta e tij ka veç një kuptim: të drejtat e popullit të vet. Në librin e zisë e shkrova vetëm një fjalë ‘Jonuz, si ti si populli ynë, luftë vuajtje, por me nder'”, tha Haradinaj

I është dhënë lamtumira e fundit ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, i cili po ashtu ishte edhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu. Ai është varrosur në fshatin e tij të lindjes në Konçul të Bujanocit ndërsa nga ora 9:30 në Teatrin e qytetit të Gjilanit janë bërë homazhet për nder të ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, ku ka marrë pjes edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj pas ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen  tha se për Musliun jeta kishte veç një kuptim:  drejta e popullit shqiptar.

“Një atdhetar, intelektual, luftëtar, një njeri që jeta e tij ka veç një kuptim: të drejtat e popullit të vet. Në librin e zisë e shkrova vetëm një fjalë ‘Jonuz, si ti si populli ynë, luftë vuajtje, por me nder’”, tha Haradinaj.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se, në detyrën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe si kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuzi vazhdoi luftën e tij për drejtësi politike, për të drejtat politike të shqiptarëve në këtë pjesë, e cila ka mbetur padrejtësisht jashtë zgjidhjes së problemit të Kosovës së Vjenës.