Kosova

Haradinaj: Kosova e gatshme të ndihmoj Italinë pas tragjedisë së Genoas

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për të vdekurit pas shembjes së urës në Itali.

Dhjetëra persona kanë vdekur e shumë të tjerë janë lënduar pas rrëzimi të urës në Genoa të Italisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, ka shkruar se Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Italisë pas tragjedisë në Genoa, shkruan Albinfo.ch.

“I kam dërguar telegram kryeministrit italian Giuseppe Conte, në të cilin, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i shpreha ngushëllime për humbjen e dhjetëra jetëve të qytetarëve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në tragjedinë e Genoas. Lutemi së bashku me popullin mik italian dhe bashkë ndjejmë me familjarët e viktimave në këto çaste dhembjeje. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë gjithnjë të gatshëm për të ofruar çfarëdo ndihme të nevojshme për shtetin dhe popullin italian”, ka shkruar Haradinaj.