CH-Ballkani

Haradinaj: Pasaportën e Shqipërisë e kam marrë “veç për nder”

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se pasaportën e Shqipërisë e ka marr veç për nder, por nuk do ta përdor për udhëtim

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pasaportën e Shqipërisë të cilën e ka marrë dje në Tiranë nuk do ta përdor për udhëtime. “Është më shumë si nder”, ka thënë shefi i qeverisë kosovare, i cili është akuzuar nga shoqëria civile se po e zgjidhë çështjen e udhëtimit për vetën dhe familjen e tij, ndërsa Kosova për hesape politike po mbetet ma liberalizim vizash.

Ai, megjithatë ka thënë se do të punoj për liberalizimin e vizave për kosovarët, raporton lajmi.net.
“I kuptoj shqetësimet që janë dhënë”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverisë, duke shtuar edhe një herë se pasaportën e Shqipërisë e ka marr veç për nder, por nuk do ta përdor për udhëtim.