Kosova

Haradinaj, pasdite, në katër interpelanca

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të ketë katër interpelanca, e po ashtu pritet edhe të votohen rekomandimet nga debati në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika.

Kryeministri do të ketë interpelancë për reduktimet e furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, e thirrur nga Vetëvendosja, për vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion eurosh për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, e thirrur nga LDK-ja, për nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë për projektin e termocentralit “Kosova e Re”, e thirrur nga Grupi Parlamentar Deputetët e Pavarur, si dhe interpelanca në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë, e thirrur nga Vetëvendosja, përcjell albinfo.ch.