Kosova

Haradinaj premton heqjen e vizave (video)

Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të vjen në kohë rekorde, derisa ka folur edhe për disa çështje tjera

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave do të vjen në kohë rekorde.

Haradinaj ka thënë se kjo është në të mirën e të gjithëve, por Kosova përballet edhe me probleme tjera, raporton “RTV 21”.

Kosova vazhdon të jetë e izoluar, derisa çështja e vizave është kushtëzuar me demarkacionin me Malin e Zi, por edhe luftimin e korrupsionit.

Lideri i AAK-së gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin në NATO, dialogun me Serbinë, por edhe për disa çështje tjera, përcjell albinfo.ch.