Kosova

Haradinaj premton: Vizat dhe ushtria në mars

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK-në u shpreh liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm.

Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Madje, muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen.

Për këto dy çështje dhe shumë të tjera, kryeministri do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.

Është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, sipas kryeministrit ka një afat kohor e që është marsi.