Kosova

Haradinaj takohet me Zaev

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, shkruan albinfo.ch.

Zaev është pritur me ceremoni shtetërore. Pas takimit Haradinaj-Zaev, të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Zaev përveç me Haradinajn do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Takime janë paraparë edhe me bashkësinë afariste maqedono-kosovare. Zaev do të shoqërohet nga ministrat Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Robert Allagjozovski dhe Edmond Ademi.