Kosova

Haradinaj u garanton pensionet veteranëve

Kryeministri i Kosovës e ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka siguruar udhëheqësit e katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit, se pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit.

Haradinaj ka thënë se vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme. “Me konstituimin e organeve të Kuvendit, duhet të bëhet rishikimi i buxhetit që pensionet e veteranëve të mos paguhen në mënyrë të pjesshme por të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë”, u ka thënë Haradinaj, atyre theksohet në komunikatën për media.

Katër kryetarët e OVL të UÇK-së e përgëzuan kryeministrin për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë.

Haradinaj e ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.