Kosova

Haradinaj: Vërshimet në Suharekë, shqetësim për ne

Pas vërshimeve dhe të lënduarve në Suharekë, kryeministri Haradinaj ka treguar shqetësimet e qeverisë.

Me shqetësim kemi marrë lajmin për vërshimet në Suharekë, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj dhe po e përcjell me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë, shkruan Albinfo.ch.

“Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar ai.