Sport

Hasi i lumtur për kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Olympiakosi eliminoi Rijekën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 3 me 1, me fitoren e dytë që erdhi si mysafir me rezultat 0 me 1

Trajneri i Olympiakosit, Besnik Hasi është shprehur i lumtur për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Olympiakosi eliminoi Rijekën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 3 me 1, me fitoren e dytë që erdhi si mysafir me rezultat 0 me 1.

“Ishte e vështirë. Ishte rrugë e vështirë dhe jemi shumë të lumtur që u kualifikuam. Çelësi i suksesit ishte goli si mysafir. Sapo realizuam, Rijeka humbi rrjedhën. Patëm shanse për më shumë gola. Ishim të mirë faktikisht”, ka thënë Hasi, përcjell Albinfo.

Kjo është skuadra e dytë me të cilën Hasi arrin që si trajner të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, pas Anderlechtit të Belgjikës.