Sport

Hasi pranë rikthimit në Belgjikë

Mediat në Belgjikë raportojnë se kosovari është kandidat për të marrë udhëheqjen e skuadrës Kortrijk

Trajneri kosovar, Besnik Hasi, shumë shpejt mund të rikthehet në Belgjikë.

Pas shkarkimit nga Olympiacosi i Greqisë, mediat në Belgjikë raportojnë se kosovari është kandidat për të marrë udhëheqjen e skuadrës Kortrijk.

Ky vend do të lirohet për Hasin nëse shkarkohet trajneri Yannis Anastasiou, i cili po tregon rezultate të dobëta deri tash me skuadrën.

Hasi më parë ka qenë në Belgjikë trajner i Anderlechtit.