Sport

Hasi prezantohet në Olympiacos

Besnik Hasi është shprehur i lumtur që do të drejtojë kampionët e Greqisë, që këtë sezon kanë ambicie të mëdha për në garat evropiane

 

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është prezantuar në skuadrën e madhe greke, Olympiacos, njofton albinfo.ch.

 

Hasi është shprehur i lumtur që do të drejtojë kampionët e Greqisë, që këtë sezon kanë ambicie të mëdha për në garat evropiane.

 

“Jam shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes dhe që jam këtu. Jam në një klub shumë të madh”, ka thënë në fillim Hasi.

 

Ish-trajneri i Anderlechtit dhe Legias së Varshavës ka folur edhe për tifozët e kësaj skuadre.

 

“Kam qenë këtu si trajner i Anderlechtit dhe e njoh atmosferën. Lojtarët e mi e ndjenë dhe u frikësuan nga atmosfera në këtë stadium”, ka thënë Hasi në prezantim.