Futboll

Hasi, trajner në Arabinë Saudite

Besnik Hasi tani e tutje do të drejtojë skuadrën arabe, Saudi Al-Raed FC

Besnik Hasi ka filluar një aventurë të re në karrierën e tij. Karriera e ish-futbollistit dhe kapitenit të kombëtares shqiptare si trajner do të vazhdojë në Arabinë Saudite.

Hasi së fundi ishte trajner i Olympiacosit në Greqi, ku nuk kaloi shumë momente të mira, derisa tani do të drejtojë skuadrën Saudi Al-Raed FC, përcjell albinfo.ch.

Klubi arab e ka bërë zyrtar këtë lajm në profilin e vet në “Twitter”, ku shihet Hasi me drejtuesit e klubit.

Besnik Hasi më herët kishte edhe një aventurë jo shumë të gjatë në Poloni te Legia e Varshavës, derisa suksesin më të madh e kishte sa drejtoi Anderlechtin, aty ku edhe u zgjodh trajneri i vitit në Belgjikë. Në këtë skuadër ishte edhe asistent dhe futbollist më herët.