Kosova

“Hat-trick” nga Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora

Faqja “Image of Kosovo”, që promovon Kosovën, ka postuar një fotografi me Dua Lipën, Era Istrefin dhe Rita Orën, me mbishkrimin ‘Hat-trick’

Këngëtaret nga Kosova po vazhdojnë me suksese në arenën ndërkombëtare, madje, që konsiderohen si ngjarje shumë të rëndësishme.

Faqja “Image of Kosovo”, që promovon Kosovën, ka postuar një fotografi me Dua Lipën, Era Istrefin dhe Rita Orën, me mbishkrimin ‘Hat-trick’, përcjell albinfo.ch.

Dua Lipa do të këndojë në ceremoninë hapëse në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen Real Madrid dhe Liverpool, takim që zhvillohet më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

Era Istrefi do të jetë pjesë e himnit për Kampionatin Botëror, që fillon verës në Rusi, dhe gjithashtu pritet të jetë edhe në ceremoninë hapëse.

Edhe Rita Ora iu bashkua UEFA-s për të promovuar futbollin për vajzat në Evropë.

Pra, të tri këngëtaret nga Kosova, do të jenë pjesë e rëndësishme e ngjarjeve futbollistike.