Sport

Haxhi Krasniqi falënderon tifozët nga zemra

Ai me anë të një mesazhi në “Facebook” ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë dhe ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të dorëzohet

Edhe pse humbi nga Arthur Abraham, boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan albinfo.ch.

Ai me anë të një mesazhi në “Facebook” ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë dhe ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ja mesazhi i plotë i Krasniqit:

Miq të dashur, ju falënderoj nga ZEMRA për mbështetjen tuaj madhështore në duelin më të madh të karrierës time. Abraham të shtunën fitoj me 1 ose 2 raunde epërsi ndaj meje dhe ia uroj fitoren, por ai shpesh-herë përdori goditje të palejueshme që nuk i takojnë sportit të boksit. Megjithatë e pranoj humbjen dhe do të mësoj shumë nga ajo.

 

I falënderoj të gjithë tifozëve, ekipit tim, miqve dhe familjes time dhe sponsorëve të kësaj ndeshje. Do të rikthehem edhe më i fuqishëm!