Gruaja

Heidi Lushtaku angazhohet edhe në aktivitete bamirësie në Zvicër

 

Të jesh e bukur nuk do të thotë se duhet vetëm të reklamosh kompani të njohura, por edhe të angazhohesh në projektët bamirëse.

Modelet dhe miset e njohura nëpër botë nuk shfaqen vetëm në reklama të ndryshme të kompanive të njohura, por edhe në aktivitete bamirësie.

E tillë është edhe modelja Heidi Lushtaku. Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Zvicër ka dhënë kontributin e saj edhe për bamirësie. Përmes një video incizimi prej 20 sekondash në gjuhën frënge, Heidi ka kërkuar të dhurohet sa më shumë gjakë për të gjithë njerëzit që kanë nevojë.

Siç dihet Heidi Lushtaku ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013”, ndërsa aktualisht është njëra nga modelet më të kërkuara në Zvicër e cila ka mbi dhjetëra kontrata më kompani të njohura zvicerane dhe jashtë saj.