Futboll

Hekuran Kryeziu në formacionin e javës nga ‘Blick’

Mesfushori i Kosovës lufton shumë, ndihmon shumë ekipin e tij, veçanërisht mbrojtjes

E përditshmja zvicerane ‘Blick’ edhe kësaj radhe ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, përkatësisht të javës së 26-të, përcjell albinfo.ch.

Në formacionin më të mirë të javës nuk kishte se si të mungonte një futbollist shqiptar, dhe kësaj radhe është Hekuran Kryeziu i Luzernit.

Mesfushori i Kosovës lufton shumë, ndihmon shumë ekipin e tij, veçanërisht mbrojtjes.

Luzerni fitoi në udhëtim 2:1 ndaj Luganos, ku Kryeziu ishte një nga futbollistët më të dalluar të skuadrës së tij, derisa edhe Idriz Voca luajti përkrah tij.

Ekipi i javës

Marco Wölfli, Noah Loosli, Fabian Frei, Simon Grether, Michael Lang, Runar Mar Sigurjonsson, Djibril Sow, Hekuran Kryeziu, Nassim Ben Khalifa, Roger Assale dhe Pascal Schürpf.