Autotech

Hëna nga viti 2019 bëhet me rrjet 4G

Gjigantët mobilë Vodafone dhe Nokia kanë treguar planet për lansimin e rrjetit mobil 4G në hënë në vitin 2019.

Rrjeti do të shfrytëzohet nga “veturat” që funksionojnë në hënë, për të dërguar të dhënat në stacionin bazë.

Këto pajisje do të dërgojnë të dhënat në stacionin bazë përmes videoincizimeve, transmeton Albinfo.ch.

Kate Arkless Gray, shkencëtare nga ekipet punuese, ka thënë se me këtë rrjet do të mundësohet përcjellja e të dhënave shkencore, videove dhe fotografive të kualitetit të lartë.

“Programi do t’i dërgojë të dhënat në stacionin bazë e përmes tij do të dërgohen në Tokë”.