Shkurt.ch
Hidrocentral që punon me fuqinë e urinës!
Ideja do të funksiononte kështu: uji, me të cilin pastrohen nevojtoret nga urina do të bartej në një turbinë të vogël, e cila do të prodhojë energji, shkruan NZZ online
1 prilli është një rast i mirë për të lëshuar gënjeshtra pa u frikuar se do të dënohesh. Edhe mediet e shfrytëzojnë këtë rast, për të bërë ndonjë rrenë “pa zarar”, por që tërheq vëmendjen e një rrethi sa më të gjerë të lexuesve. Mediet zvicerane, kryesisht ato në internet (pasi që ështe festë dhe sot nuk ka gazeta të shtypura) kanë lansuar disa gënjeshtra mjaft të kripura.
NZZ online ka “njoftuar” se dy regjione zvicerane kandidojnë për lojërat olimpike 2026: Zürcher Oberland dhe Valisi. Për këtë të fundit madje nuk kanë munguar as “hollësitë”. Kështu, në regjionin me male të larta politikani i njohur i SVP/UDC-së së atjeshme, deputeti nacional Oskar Freysinger do të bartë flamurin (një aluzion për flamurin luftarak të Rajhut gjerman që ai mban në bodrum). Ndërsa politikani tjetër, ai nga FDP/PLR , Christian Varone do të udhëheqë resorin e sigurisë dhe të doganës. Edhe një ironizim ky me dënimin që i është shqiptuar atij për përvetësimin e një objekti antik, gjatë verës së kaluar, në Turqi.
Por ideja më kreative që është publikuar në mediet e këtushme ka qenë ajo për hidrocentralin e “ideuar” nga WWF (Fondi Monetar Ndërkombëtar) që do të prodhojë me fuqinë e urinës. Ai do të prodhonte po aq energji elektrike sa prodhon sot centrali bërthamor në Leibstadt. E gjithë kjo do të “funksiononte” kështu: uji, me të cilin pastrohen nevojtoret nga urina do të bartej në një turbinë të vogël, e cila do të prodhojë energji. WWF për fillim po kërkon njëqind shkolla, menza ose restorante për të testuar idenë e vet.
E-Diaspora
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali Raportohet se Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një...
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
Jeta në Zvicër
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit “Rritja e prosperitetit dhe mirëqenies gjatë 30 vjetëve të fundit është dukshëm e nënvlerësuar”, thotë Luc...
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!