Bota

Himni Kombëtar Gjerman: Presidenti Steinmeier refuzon ndryshimet në tekst

Përfaqësuesja e grave pranë ministrisë së familjes ka kërkuar barazi gjinore në Himnin Kombëtar gjerman, shkruan “Der Spiegel”.

 

Pas kancelares gjermane Angela Merkel, kundër ndryshimit të himnin gjerman është pozicionuar edhe presidenti i vendit, Frank-Walter Steinmeier.

“Jo. jam kundër ndryshimit të fjalëve,” tha Steinmeier. Kërkesa për barazi ishte parashtruar nga Kristin Rose-Möhring përpara ditës së gruas më 8 Mars. Ajo kërkoi që fjala në himn “Vaterland” (Atdheu) të zëvendësohet me “Heimatland” (Vendlindje) si dhe “brüderlich” (vëllazërore) me fjalën “couragiert” (guximshëm), përcjell albinfo.ch.

Gjermania është përfshirë në një diskutim të gjërë për ndryshimin e emrave të gjinisë mashkullore në gjininë neutrale.