Maqedonia

Hiqen tabelat me emrin “Aleksandri i Madh”

Emri i sunduesit antik do të hiqet edhe nga Aeroporti i Shkupit. Heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i Madh” ka nisur nga autostrada

Autoritetet maqedonase po heqin tabelat nga autostrada, e cila deri kohë më parë mbante emrin “Aleksandri i Madh”. Ndryshimi i emrit është pjesë e lëshimit të qeverisë së Zoran Zaevit ndaj autoriteteve greke para fazës kyçe të bisedimeve rreth emrit.

Emri i sunduesit antik do të hiqet edhe nga Aeroporti i Shkupit. Heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i Madh” ka nisur nga autostrada, e cila nga Shkupi dërgon drejt kalimit kufitar Tabanoc.

Tabelat me emrin e ri të kësaj autostrade “Miqësia” ende nuk kanë arritur.