E-Diaspora

Historia e futbollit zviceran, shkruhet me emra shqip

Në listën e ngushtë të 10 transferimeve më të shtrenjta të futbollit zviceran, gjysma janë shqiptarë.

Listës i prinë Shaqiri me 21.6 milionë franga, i cili në janar të këtij viti u transferua nga Bayern München në Inter Mailand. Pastaj vijnë, Blerim Xhemajli, Granit Xhaka e Valon Behrami.

Këmbët e këtyre futbollistëve shqiptarë të Zvicrës vlejnë plotë 56.4 milion franga.

Lista e publikuar nga „20min“, radhitja, shuma dhe viti i transferimeve:

Xherdan Shaqiri, 21.6 milion franga, 2015 prej Bayernit në Inter Mailand

  1. Gökhan Inler, 21.1 milionë franga nga Udinese në Napoli
  2. Xherdan Shaqiri, rreth 15 milionë franga, në vitin 2012 nga Baseli në Bayern Munih
  3. Blerim Xhemajli, rreth 13.3 milionë franga ka kaluar në vitin 2011 prej Parmës në Napoli
  4. Patrick Müller, 12,8 milionë franga në vitin 2000 ka kaluar prej GC-së në Olympique Lyon
  5. Stephan Lichtsteiner, rreth 12 milionë franga, ka kaluar në vitin 2011 nga Lazion në Juventus Turin.
  6. Granit Xhaka, 11 milionë franga, ka kaluar në vitin 2012 prej FC Baselit në Borussia Mönchengladbach
  7. Valon Behrami, rreth 10.5 milionë franga, ka kaluar në vitin 2005 prej Genua në Lazio Rom
  8. Ricardo Rodriguez, për rreth 10 milion franga, ka kaluar në vitin 2011 prej FC Zürich në Wolfsburg
  9. Vendin e dhjetë ndajnë disa futbollistë zviceranë me rreth 10 milionë franga.