Integrimi

Historia e shqiptarit përlot Bill Clintonin

Shqiptari 32-vjeçar kishte shkuar në Amerikë në vitin 1999 ka falënderuar ish-presidentin amerikan për atë që ka bërë në Kosovë. Clinton është emocionuar nga historia e tij dhe është përlotur

Bill Clinton është një hero në Kosovë. Ai shihet si shpëtimtar i popullit në Kosovë dhe ka qenë gjithmonë i dashur dhe i adhuruar nga shqiptarët.

Ish-presidenti i SHBA-së dhe Hillary Clinton ishte duke darkuar në restorantin “Sea Fire Grill” në Nju Jork dhe derisa po drekonin një kamerier, i cili ishte shqiptar i ka rënë në gjunjë dhe i ka thënë: “Dua të falënderoj shumë. Po të mos ishte ti, nuk do të isha gjallë sot”, shkruan ‘tmz.de’.

Shqiptari i kishte treguar një histori pikëlluese. Ai ka thënë se është një emigrant derisa është larguar nga Kosova në moshën 16-vjeçare, derisa nuk po e dinte ku po shkonte. Po ashtu shqiptari i ka treguar Clintonit se si babai i tij dhe anëtarët e familjes ishin torturuar gjatë luftës, përcjell albinfo.ch.

Shqiptari 32-vjeçar kishte shkuar në Amerikë në vitin 1999 ka falënderuar ish-presidentin amerikan për atë që ka bërë në Kosovë. Clinton është emocionuar nga historia e tij dhe është përlotur.

Kamerieri ndihet i frikësuar duke pasur parasysh klimën aktuale mbi emigracionin në SHBA dhe nuk ka dashur që të publikohet emri ose fotoja e tij.