Lifestyle

Hiti i Dua Lipës vjen në versionin e Donald Trumpit

Video përbëhet nga fragmente të fjalimeve të Trump gjatë fushatës së tij presidenciale që janë përshtatur me këngën ‘New Rules’

Një përdorues i rrjetit social Twitter ka realizuar një video-montazh të super hitit të fundit të këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa “New Rules”.

Kjo këngë është sjellë në versionin tejet interesant por kësaj radhe i kënduar nga presidenti Amerikan.

Video përbëhet nga fragmente të fjalimeve të Trump gjatë fushatës së tij presidenciale që janë përshtatur me këngën ‘New Rules’.