Kultura

“Home Sweet Home”, filmi më i mirë në javën e filmit shqiptar në Nju Jork

Çmimi kryesor i ka takuar filmit të metrazhit të gjatë “Home Sweet Home” me regji të Faton Bajraktarit. Donat Qosja është zgjedhur aktori më i mirë, kurse Arta Muqaj, aktorja më e mirë. Të dy luajnë në filmin “Home Sweet Home”

Ka përfunduar java e filmit shqiptar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe janë ndarë çmimet kryesore, raporton albinfo.ch.

 

Çmimi kryesor i ka takuar filmit të metrazhit të gjatë “Home Sweet Home” me regji të Faton Bajraktarit. Donat Qosja është zgjedhur aktori më i mirë, kurse Arta Muqaj, aktorja më e mirë. Të dy luajnë në filmin “Home Sweet Home”, kanë njoftuar organizatorët.

 

Çmimi për “Filmi më i mirë i shkurtër” shkoi për filmin “Toka”, të Ibër Dearit dhe po ashtu ky regjisor u zgjedh edhe “Regjisori më i mirë” për filmat e tij “Long Way Home” dhe “Toka”.

 

“Dokumentari më i mirë” është zgjedhur “Beyond the Gates” nga Besim Ugzmajli.

 

Aktori Isli Hoxha dhe producentja Enkelejda Vasilis Mezini u shpërblyen me certifikata nga ky festival i cili sivjet mbajti edicionin e tij të gjashtë.

 

Çmimi special ‘Post-Mortum’ u dedikua për Hadi Shehun, Bujar Lakon dhe Sefedin Nuredinin, aktorë këta që i dhanë shumë teatrit dhe kinematografisë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në mbarë trojet shqipfolëse.