Jeta në Zvicër
Hong-Kongu i pari, Cyrihu i treti, më të shtrenjtit në botë
Për të katërtin vit radhazi, Singapori ka fituar titullin e qytetit më të shtrenjtë në botë, sipas sondazhit të Economic Intelligence Unit (EIU)
Hong-Kongu është në vendin e dytë, i ndjekur nga Cyrihu në Zvicër dhe nga qytetet japoneze Tokio dhe Osaka.
Megjithëse mban vendin e parë, raporti i njëjtë tregon se Singapori është ende “më i lirë në disa kategori, krahasuar me konkurrentët e tij rajonalë”.
“Singapori është më i lirë kur bëhet fjalë për kujdesin personal dhe sendet shtëpiake, por është qyteti më i shtrenjtë në botë për blerjen dhe ngasjen e një makine dhe destinacioni i dytë më i shtrenjtë për blerjen e rrobave. Sa i përket ushqimit dhe pijeve, qyteti është në të njëjtin nivel me Shangain”, tha raporti.
Dhjetë qytetet më të shtrenjta janë Seuli (Koreja e Jugut), Gjenevë (Zvicër), Paris (Francë), Nju-Jork (SHBA) dhe Kopenhagë (Danimarkë).
Qytetet më të lira për jetesë: Almaty (Kazakistan), Lagos (Nigeri) dhe Bangalore (Indi) janë në krye të listës.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë