Fun

Hong-Kongu, vendi më i shtrenjtë në botë

Hong-Kongu është vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar, sipas raportit të aftësisë paguese të popullsisë dhe çmimi të pasurive të patundshme, tregon sondazhi i agjencisë Demographia.

Çmimi mesatar për një apartament në Hong-Kong është 19 herë më shumë se të ardhurat mesatare vjetore.
Hong-Kongu në vitin e gjashtë radhazi është gjetur në kreun e tabelës si vendi më i shtrenjtë për të jetuar.

Kostoja e një metri katror në lagjen e famshme Kovlun është 14 mijë dollarë.
Prapa Hong-Kongut, në vendin e dytë është gjetur Sydney, ku çmimi mesatar për një apartament është 12.2 herë më shumë se të ardhurat mesatare vjetore, ndërsa Vancouve është i treti në botë.