Shkurt.ch

Hotelet zvicerane, para një sezoni të vështirë

Një studim i realizuar nga tre operatorët më të mëdhenj zviceranë ka konfirmuar se për industrinë e hotelerisë zvicerane është një sezon i vështirë veror dhe dimëror. Frangu i fortë ka ndikuar ngetavisht në industrinë e turizmit si për vendësit, ashtu dhe për turistët e huaj.
Shoqata Hoteliere Suisse njoftoi në një komunikatë se sidomos nga vendet e BE-së dhe Rusisë ka më pak mysafirë në Zvicër. Përveç kësaj, për shkak të frangut të fortë çmimet janë nën presion. Kjo ka prekur mbi të gjitha vendpushimet. Hotelet nëpër qytete megjithatë do të përfitojnë nga udhëtimet e biznesit.

Nga „Hotelleriesuisse” parashikohet që çmimet të ulen në vitin aktual prej pesë deri në dhjetë për qind dhe vitin e ardhshëm me pesë për qind.

Një studim i agjencisë së lajmeve SDA me operatorin zviceran Hotelplan Suisse, TUI Suisse dhe Kuoni Zvicra tregon se frangu i fortë ka ndikuar në planifikimin e pushimeve. Për të konfirmuar këtë, studimi gjeti se zviceranët kalojnë pushimet e tyre verore jashtë vendit.
Tani në “Hotelleriesuisse” shpresojnë të paktën për mot të mirë.