Kuriozitete
Hoteli “Ritz” nxjerrë shumë objekte në ankand
Në mesin e gjërave më interesante janë vaskat e para të hotelit, të ideuara nga mendimi revolucionar i hotelierit Cesar Ritz i cili deshi të furnizonte secilën dhomë të mysafirëve me vaskë
Hoteli prestigjioz Ritz, në Paris po përgatitet për një ankand të madh të 3500 objekteve të grumbulluara përgjatë shekullit të fundit, përfshirë një shtrat nga vitet 30-a, kauç, një stol nga epoka e Hemingwayit dhe gjëra të tjera nga suita e Coco Chanel.
Hoteli i ishte nënshtruar renovimit të detajuar katërvjecar, dhe u rihap në qershor 2016, dhe pas këtij ndryshimi vendosi që të mbajë ankandin të dekorimeve të shumta dhe mobiljeve që më nuk kanë vend në dizajnin modern të tij.
Artcurial, shtëpia e ankandeve e cila do të organizojë shitjet, ka krijuar një selektim të dhomave më luksoze në zyrat e tyre, duke u mundësuar blerësve potencial që të shohin gjëra në ambientin e tyre natyror, para se t’i blejnë.
Në mesin e gjërave më interesante janë vaskat e para të hotelit, të ideuara nga mendimi revolucionar i hotelierit Cesar Ritz i cili deshi të furnizonte secilën dhomë të mysafirëve me vaskë.
Me histori 120 vjecare, Ritz ishte nikoqir i disa prej figurave më të njohura botërore. Hemingway, Coco Chanel, dhe familjart miliardere Rockefeller janë vetëm disa prej mysafirëve që bënë këtë hotel shtëpi të tyre, derisa kreatorja edhe vdiq në këtë hotel.
Ankandi do të mbahet nga 17 deri më 21 prill.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?