Kosova

Hoxha e bindur se liberalizimi ndodh në fund të vitit

Ministra e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se është e bindur se liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet realitet në fund të këtij viti.

“Rekomandimet e Komisionit duhet të publikohen në ditët e fundit të qershorit apo në fillim të korrikut dhe do të jetë pozitive. Procedurat po shkojnë sipas planit dhe në fund të vitit do të këtë liberalizim”, ka thënë ajo në një konferencë për media pas kthimit nga vizita në Bruksel, ku ka zhvilluar takime të shumta me qëllim që të sigurojë përkrahjen për Kosovën për këtë proces, përcjell albinfo.ch.

“I informova eurodeputetë dhe kërkova përkrahje. Iu thash se Kosova ka plotësuar 95 kushtet për liberalizim dhe do të vazhdojë të luftojë korrupsionin. Qytetaret tanë e meritojnë udhëtimin pa viza”, tha ajo.