Kosova

Hoxha: Projektet të orientohen për të mirën e qytetarëve

Përkrahen me vlerë 81.6 milionë euro, sektorët si: Sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale, Energjia, Mjedisi, Arsimi, punësimi dhe politikat sociale (me fokus në arsim)

Në takimin për Instrumentin e Para Anëtarësimit  për vitet 2018 dhe 2019, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha,  ka theksuar se asistenca nga Bashkimi Evropian, si pjesë e instrumentit të para-anëtarësimit duhet të fokusohet në fushat të cilat direkt kanë ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, sidomos duke u fokusuar në sektorët: sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, arsimi dhe punësimi.

“Me qëllim që të investohet më shumë në sektorët përkatës, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë, përkrahen me vlerë 81.6 milionë euro, sektorët si: Sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale, Energjia, Mjedisi, Arsimi, punësimi dhe politikat sociale (me fokus në arsim). Përveç këtyre, do të ketë edhe përkrahje me projekte individuale, që konsiderohet se ndihmojnë në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes”, theksoi Ministrja Hoxha.

Në takim, u diskutuan, parashtruan dhe shqyrtuan projekte nga fusha e  veprimtarisë ekzekutive lidhur me Instrumentin e Para Anëtarësimit.