Kosova

Hoxhaj fton bashkatdhetarët që të votojnë për Merkelin

Ai ka theksuar se Merkel është mike e madhe e Kosovës dhe i ka dalë në krah në momente shumë të rëndësishme

Pas Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare në Gjermani ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, shkruan albinfo.ch.

Hoxhaj ka bërë thirrje për shqiptarët që jetojnë në Gjermani që të votojnë për kancelarin, Angela Merkel.

Ai ka theksuar se Merkel është mike e madhe e Kosovës dhe i ka dalë në krah në momente shumë të rëndësishme.

“Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera ndërshtetërore, por marrëdhëniet tona i bën më të fuqishme lidhja e pashkëputshme mes popujve tanë dhe diaspora kosovare atje, e cila është në numër të madh. Prandaj, sot dua që t’u bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Gjermani që të dalin dhe ta votojnë miken e madhe të shqiptarëve, kancelaren Angela Merkel dhe partinë e saj, të cilët i kanë dalë në krah Kosovës në momentet më të rëndësishme për ne”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.