Kosova

Hoxhaj: Ideja për ndryshim të kufijve hap Kutinë e Pandorës

Thirrjes së liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik për ndryshim të kufijve në Ballkan i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka përjashtuar mundësinë e ndryshimeve të kufijve.

“Kur Beogradi flet përmend shkëputjen e territoreve në Ballkan, ata në kokë e kanë ndarjen e Bosnjës. Çdo ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor hap Kutinë e Pandoras dhe do të ketë efekt domino në gjithë rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në ‘Twitter’, përcjell albinfo.ch.