Të tjera

Dua Lipa sjell këngën “Më e nxehtë se ferri”

Dua Lipa nuk ka të ndalur në sjelljen e projekteve të reja

“Hotter than Hell”, titullohet videoklipi i ri i këngëtares shqiptare, i cili në gjuhën shqipe ka kuptimin “meëe nxehtë se ferri”.

Dua si gjithmonë edhe në këtë videoklip duket mjaft e bukur dhe pritet të jetë një hit i ri i këngëtares shqiptare, e cila po bën karrierë ndërkombëtare.

“Ja ku është. Kënga e re me videoklip ‘Hotter Than Hell’”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.

Kjo është videoja më e re pas asaj të “Last Dance”, e cila ka marrë deri më tani rreth pesë milionë klikime në YouTube, ndërkohë hiti që vazhdon të pushtojë botën është kënga “Be the one”.