Sport

Huddersfield i Hadergjonajt ia shkakton humbjen e parë United

Skuadra e cila është ngritur në Premierleauge këtë vit, Huddersfield, i ka shkaktuar humbjen e parë Manchester United të Jose Mourinhos. Skuadra e Florent Hadergjonaj mposhti 2:1 Unitedin që ishte edhe supriza e kësaj jave, ndërsa mbrojtësi shqiptar nuk u inkuadrua fare në lojë, transmeton albinfo.ch.

Kjo ishte fitorja e parë e këtij ekipi në 65 vite kundër Manchester United.

Ndërsa humbje ka pësuar serish skuadra e Xherdan Shaqirit. Stoke City pësoi në shtëpi nga Bournemouth me rezultat 2:1, ndërsa Shaqiri nuk ishte i ftuar fare për këtë ndeshje. Manchester City ka vazhduar me fitore duke e mposhtur në këtë javë Burnley me rezultat 3:0.