Lajme

Humbin jetën tre persona në një aksident në Gërlicë

Numrin prej tri viktimave të aksidentit të rëndë që ka ndodhur sot në Gërlicë të Kaçanikut e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi

“Tre persona janë të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë. Për informacione tjera ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Gashi, për Express, të shtunën.

Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme. Aty  është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë, shkruan gazeta Express.

Ndeshja në mes të një kamioni dhe një veture ka pasur pasoja fatale për tre personat. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ai ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën, shkruan Express.