Sport

Humbja e parë për Federerin në vitin 2018

Roger Federer nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën sesi e humbi këtë finale

Tenisti zviceran, Roger Federer, ka pësuar humbjen e parë në vitin 2018. Federer është mundur në finalen e turneun Masters të Indian Uellsit, përcjell albinfo.ch.

Ishte Juan Martin Del Potro ai që ia shkaktoi këtë humbje tenistit 36 vjeçar që vazhdon të jetë numri 1 i renditjes botërore me argjentinasin që e ndaloi atë pas 17 fitoreve radhazi.

2:1 në sete ishte rezultati i kësaj ndeshjeje në favor të Del Potros që e çoi në shtatë numrin e fitoreve ndaj Roger Federer. Argjentinasi fitoi setin e parë 6:4, por Federer iu kundërpërgjigj në të dytin të cilin e fitoi pas ‘tie break-ut’ 7:6.

“Nuk arrij ta besoj se e fitova turneun duke u përballur me Federer dhe duke luajtur tenis të këtij niveli”, deklaroi Del Potro pas meçit.

Federer nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën sesi e humbi këtë finale. “Është e rëndë humbja e ndeshjes në këtë mënyrë. Kisha disa mundësi për të kthyer ndeshjen. Mund ta kisha mbyllur këtë finale. do të doja të riluaja ‘tie break-un’ e setit të tretë sepse nuk e kuptova se çfarë më ndodhi”, theksoi tenisti zviceran.