Sport

Hyka i magjishëm në Amerikë

Hyka realizoi në minutën e 81-të, duke shtangur mbrojtësin kundërshtar dhe pa vështirësi mposhti edhe portierin për 1:0, duke i siguruar tri pikë skuadrës së tij

 

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka po shkëlqen në Amerikë. Ai është ambientuar shumë mirë dhe çdo ditë e më shumë po dëshmon cilësitë e tij në Amerikë, shkruan albinfo.ch.

 

Ai në ndeshjen e fundit për San Jose shënoi golin vendimtar në fitoren ndaj Dallasit.

 

Hyka realizoi në minutën e 81-të, duke shtangur mbrojtësin kundërshtar dhe pa vështirësi mposhti edhe portierin për 1:0, duke i siguruar tri pikë skuadrës së tij.

 

Ai është shprehur i lumtur që shënoi golin vendimtar. “Nuk di si ta shpjegoj golin, ishte thjesht një prekje e mirë e topit dhe një finalizim i mirë. Jam i lumtur se shënova. Ishte thjesht çështje sekondash. Duhej të gjuaja direkt ose të kontrolloja topin në atë mënyrë, gjërat shkuan mirë ndaj jam shumë i lumtur”, ka thënë ndër të tjera mbrojtësi shqiptar.

 

https://web.facebook.com/sanjoseearthquakes/videos/10154792786559613/