Sport

Hyka në garë për Golin e Vitit

Jahmir Hyka edhe pse që një vit është transferuar në Amerikë te skuadra e San Jose Earthquakes, ka lënë gjurmë në futbollin amerikan.

Hyka është në garë Golin e Vitit 2017, por edhe në listën e çmimit “MLS Fair Play Award”, përcjell albinfo.ch.

Goli i tij i shënuar ndaj Dallasit ishte i jashtëzakonshëm, madje u krahasua edhe me golat që shënon Lionel Messi. Votimi do të jetë i hapur deri në datën 14 nëntor. Hyka e mbylli sezonin aktual me 3 gola dhe 5 asistime.

Përsa i përket çmimit “Fair Play”, ai është në garë me Damarcus Beasley të Houston Dynamo dhe Dave Romney të LA Galaxy. Hyka është aktivizuar në 30 nga 34 ndeshjet zyrtare të sezonit të rregullt me 1871 minuta ku numëron vetëm 6 faulle. Asnjëherë gjatë këtij sezoni, mesfushori shqiptar nuk ka shkaktuar më shumë se një faull për ndeshje, ndërsa gjatë gjithë vitit nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të verdhë apo të kuq. Fituesi do të shpallet në datën 7 nëntor në një ceremoni të veçantë.