Sport

Hyka rikthehet duke shkëlqyer (video)

Mesfushori shqiptar, Hyka arriti kuotën e pesë golave në kampionatin zviceran

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka është rikthyer të tregohet një futbollist mjaft i rëndësishëm për ekipin e tij, Luzernin. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Superligës së Zvicrës mes Luzernit dhe Vaduzit, ai ka realizuar dy gola, ndërkohë që ekipi i tij triumfoi me shifrat 3:0, shkruan albinfo.ch.

Hyka shënoi golin e dytë dhe të tretë, përkatësisht në minutat 51 dhe 58, ndërkohë që në pjesën e parë ishte Noymayr i cili kishte realizuar golin e parë në minutën e 41-të.

Mesfushori shqiptar arriti kuotën e pesë golave në kampionatin zviceran.

Ai i bëri një nisje fantastike këtij sezoni duke siguruar dhe rikthimin në kombëtare, por së fundmi performanca e tij pati një rënie të theksuar, çka bëri që trajneri i Luzernit ta ulte shpesh në bankën rezervë, madje ta çonte dhe në tribunë. Megjithatë dy golat e fundit tregojnë se futbollisti kuqezi është rikthyer në një formë mjaft të mirë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=x2mnKnlYaCk