Sport
Hyka stërvitet vetëm
Për shkak se dy klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje, Jahmir Hyka është duke u stërvitur veçmas, derisa pjesa tjetër e skuadrës së Luzernit është në përgatitje në Spanjë
Situatë aspak e mirë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka. Ai dukej se ka arritur marrëveshje me skuadrën amerikane, San Jose, megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare, shkruan albinfo.ch.
Për këtë arsye ai tashmë është duke stërvitur veçmas dhe jo me skuadrën e Luzernit. Hyka është duke pritur zyrtarizmin nga skuadra amerikane, derisa dy klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje.
Hyka ka komentuar shkurtimisht këtë çështje për mediat zvicerane. “Nuk është gjithçka e mbyllur, por bisedimet janë të avancuara. Klubet duhet të gjejnë një akord për transferimin afatin kalimtar të janarit”, tha ai.
Me pak fjalë, futbollisti është gati të shkojë në SHBA, por San Joze nuk ka komunikuar ende zyrtarisht me klubin zviceran, i cili ka braktisur dimrin e ftohtë zviceran për të shkuar në Spanjë, duke lënë pas vetëm Hykën.
Një mundësi është që Hyka të transferohet gjatë verës, megjithatë, mesfushori shqiptar dëshiron të shkojë në Kaliforni gjatë janarit.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike