Sport

Hysaj dëshiron të fitojë titullin në Itali

Në drejtim të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare kanë ardhur shumë oferta, por ai dëshiron të fitojë titullin në Itali

Njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë për momentin është Elseid Hysaj. 23-vjeçari ka shkëlqyer prej se është transferuar në Napoli nga Empoli, dy vjet më parë, shkruan albinfo.ch.

 

Në drejtim të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare kanë ardhur shumë oferta, por ai dëshiron të fitojë titullin në Itali.

 

Kështu ka thënë të paktën menaxheri i tij, Mario Giuffredi. Ai ka theksuar se në drejtim të Hysajt kanë ardhur shumë oferta, madje nga një skuadër e madhe evropiane, por 23-vjeçare ka vendosur të qëndrojë në Itali.

 

Më herët flitej se Bayern Munich, Manchester United e Chelsea po kërkojnë futbollistin e lindur në Shkodër.