Sport

Hysaj takohet me Maradonën

“Thjesht Maradona”, ka shkruar Elseid Hysaj në rrjetet sociale, derisa nuk ka fshehur entuziazmin që po takohet me Maradonën

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka realizuar ëndrrën e tij që të takohet me legjendën e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, shkruan albinfo.ch.

Maradona ndodhet në Napoli, në ish-skuadrën e tij shumë të dashur, derisa mbrojtësi shqiptar ka shfrytëzuar këtë, duke dalë në foto me legjendën e Napolit.

“Thjesht Maradona”, ka shkruar Elseid Hysaj në rrjetet sociale, derisa nuk ka fshehur entuziazmin që po takohet me Maradonën.

Pikërisht kur Hysaj kishte kaluar në Napoli ishte shprehur shumë i kënaqur që do të luajë në skuadrën ku luajti edhe legjenda botërore.