Shkurt.ch

I bien mbi kokë pjesët nga ballkoni: Humb jetën punëtori nga Maqedonia

Bëhet e ditur se atij i kanë rënë mbi kokë pjesë të kangjellave të ballkonit të cilat i kishte shkarkuar nga kamioni

Duke bërë shkarkimin e kamionit të tij në Wülflingen të Winterthurit, ka humbur jetën një punëtor 50 vjeçar nga Maqedonia. Bëhet e ditur se atij i kanë rënë mbi kokë pjesë të kangjellave të ballkonit të cilat i kishte shkarkuar nga kamioni, shkruan nzz.ch. Plagët kanë qenë aq të rënda sa që ai ka vdekur në vendin e aksidentit.

Edne nuk dihen saktësisht shkaqet që kanë sjellë këtë aksident që ka ndodhur sot rreth orës 9 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch. Ekspertët janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë. Krahas Policisë Kantonale, në këtë rast të rëndë janë inkuadruar edhe prokuroria, zjarrfikësit, shërbimet e shpëtimit, Instituti i forensikës dhe Suva.