Bota

I biri i boksierit Mohamed Ali ndalohet në kufi për shkak të emrit të tij arab

Në kthim nga Xhamajka, biri i boksierit u pengua të shkonte në shtëpi për shkak të emrit të tij arab. "A jeni mysliman?", e kanë pyetur ndër të tjera doganierët e shtetit.

Biri i boksierit  legjendar Muhamed Ali është mbajtur në pyetje për dy orë të tëra ndërsa kthehej nga Xhamajka në Shtetet e Bashkuara. Kjo  ndodhi për shkak të emrit të tij arab, pohojnë mediat amerikane.

Mohamed Ali Jr, 44 vjeç , i lindur në Philadelphia (Pennsylvania) dhe mbajtës i një pasaporte amerikane, i cili  udhëtonte me të ëmën Khalilah Camacho-Ali, ish-gruaja e boksierit të vdekur në vitin 2016, nuk janë liruar për dy orë të tëra, ka thënë avokati i tij Chris Mancini për gazetën Courier-Journal of Louisville.

E ëma dhe i biri  u ndaluan për pyetje në aeroportin ndërkombëtar në Fort Lauderdale, më 7 shkurt vetëm për shkak të emrave arabë, njofton albinfo.ch.

Znj Camacho-Ali u lirua, pasi që i kishte  treguar doganierit fotografinë ku shihet së bashku me ish-burrin e saj. Por Ali Jr, i biri  nuk kishte foto dhe, sipas Mancinit, ai u mbajt për gati dy orë, me ç`rast disa herë i është bërë pyetja për emrin e tij “? Ku e  keni marrë emrin tuaj” ose “A jeni  mysliman?”. Ai është përgjigjur se ishte mysliman, si babai i tij, por kjo nuk ka ndalur doganierët me pyetjet e tyre.