Shkurt.ch

I burgosuri gjendet i vdekur në qelinë e vet

Italiani 36 vjeçar ishte varur në qelinë e tij, njoftojnë autoritetet përgjegjëse të burgut

Në burgun e Pfäffikonit, në mëngjesin e të mërkurës është gjetur i vdekur një person që po mbahej aty si i paraburgosur. Italiani 36 vjeçar ishte varur në qelinë e tij, njoftojnë autoritetet përgjegjëse të burgut, shkruan watson.ch.

I ndjeri ndodhej në burg për shkak të dyshimit për detyrim të shumëfishtë dhe delikteve tjera.

Prokuroria kompetente për rastin, ajo See/Oberland ka iniciuar procedurën e hetimeve.