Feja
I mohohet shtetësia franceze, refuzonte të përshëndetej me dorë
Autoritetet franceze tashmë i kanë ashpërsuar kushtet për marrjen e shtetësisë së tyre. Një myslimanes me prejardhje nga Algjeria i është mohuar shtetësia franceze, pasi gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj, ajo ka refuzuar të përshëndetet me dorë nga burrat. Me këtë rast, Gjykata më e lartë administrative në Paris, të enjten e ka refuar ankesën e gruas myslimane, si instanca e fundit, shkruan albinfo.ch.
Algjerianja e martuar me një shtetas francez është dashur të pajiset me shtetësi franceze në muajin qershor të vitit 2016, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch. Gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj në qarkun Isere, ajo ka refuzuar t`ua japë dorën nëpunësve përkatës si dhe një politikani lokal. Veprimin e saj e ka argumentuar nga “besimi religjioz”, i cili ia ndalon përshëndetjen me dorë me burra të huaj.
Për këtë arsye, Qeveria franceze kishte refuzuar ta pajisë me shtetësi të saj, pasi qëndrimi i saj ka dëshmuar se nuk mund të integrohet në shoqërinë franceze. Pas kësaj, ajo ka bërë përpjekje përmes gjykatës, por pa sukses.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?